Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.
Rama e quan godinën e re si një tjetër gur i çmuar mes gjerdanit të veprave që e kanë transformuar kryeqytetin.
“MIRËMËNGJES dhe me punën në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar, që po merr formë dita-ditës, si një tjetër gur i çmuar mes gjerdanit të veprave që e kanë transformuar kryeqytetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu ki qeverisë.