Rama ndan pamje nga ‘Shëngjin-Velipojë’: Një nga investimet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shkodër

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga kantieri i rrugës Shëngjin-Velipojë.

Kreu i qeverisë shkruan se është një nga investimet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shkodër, që pritet të përfundojë në verë.

“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i rrugës së re Shëngjin-Velipojë, një nga investimet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shkodër që pritet të përfundojë këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.


Shtuar 20.12.2024 09:13