Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë pamje të punimeve që po vijojnë në malin e Shpiragut.
Rama shkruan në Facebook se kompania SHELL po vazhdon punën me testimet e fundit, e deri më tani të dhënat sipas kryeministrit duket të jenë pozitive.
“Mirëmëngjesi dhe nga puset e kërkimit në Shpirag, ku kompania SHELL po vazhdon punën për testimet e fundit, e ku të dhënat deri tani janë tejet optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Më herët kryeministri është shprehur se nafta e zbuluar në Shpirag është e cilësisë më të lartë, “njësoj si nafta premium e Arabisë Saudite”, e nëse ajo arrin të nxirret me sukses atëherë do të sjellë një ndryshim shumë të madh në ekonominë e vendit.
/Albeu.com/