Rama ndan pamje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS: Forca politike që do vulosi përkatësinë evropiane të Shqiperisë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga mbledhja e cila u zhvillua këtë të martë me Grupin Parlamentar të PS.

Në videon e shpërndarë janë momente nga mbledhja dhe disa nga pikat kryesore të fjalimit të tij ku në focus ishte anëtarësimi i vendit në BE.

Të lidhura

None found

“Më ka bërë përshtypje angazhimi dhe dëshira për të dëgjuar në çdo Asamble faktikisht për punët e Shqipërisë ndryshe nga sa më parë kur flet për ekonominë. E ndjen nga atmosfera në sallë që ka një pranim të faktit që ekonomia ka hyrë në një rrugë që u jep të gjithëvë shpresë se ka vetëm përmirësim.

Kur flet për pagat është shumë e qartë që njerëzit mund të bëjnë verifikimin te vetja dhe njerëzit për rreth. Kjo është sfida e sfida jo për ne, por për një forcë politike që gjendet me fatin e vendit në duar që ne të mbyllim një varg kapitujsh të historisë duke vulosur përkatësinë evropiane të Shqiperisë.

Ne kemi hyrë në këtë proces për të energjenizuar komplet PS në funskion të zgjedhjeve vendore se për ballë kemi veten vete”, tha ai ndër të tjera në videon e shpërndarë në rrjetet sociale.

VIDEO


Shtuar 7.04.2026 20:36