Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i ka kërkuar llogari kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për mungesën e kreut të qeverisë Edi Rama në Kuvend.
Alibeaj tha se kryeministri Rama duhet të ishte i pranishëm për të dhënë llogari lidhur me qëndrimet që ka mbajtur për Kosovën, pasi demokratët kanë kërkuar Interpelancë me Ramën.
Nikolla tha se seanca e posaçme është vendosur që të mbahet më 12 tetor.
Alibeaj: Kryeministri duhet të ishte këtu për shkak të një kërkese që kemi bërë për Interpelancë. Duhet të ishte këtu për të dhënë përgjigje. Duhet të njoftoje se çfarë bëhet me Interpelancën me kryeministrin për Kosovën. Këto janë aktet që tregojnë nëse je apo nuk je në mbështetje të Kosovës. Kryeministri duhet të vijë dhe të shpjegojë të gjitha qëndrimet që ka mbajtur. Po e presim.
Nikolla: Kërkesa juaj ishte kërkesë për Interpelancë por pa caktuar ditë. U mblodh konferenca e kryetarëve, janë grupuar së bashku dhe do shqyrtohen së bashku në një seacnë më 12 tetor.
Spiropali: Ramë dakord për mocion me debat, plot 6 orë dhe të dalim me një rezolutë e cila mishëron vullnetin e Kuvendit të Shqipërisë për të mbështetur integritetin e Kosovës dhe të drejtën e saj për të qenë e lirë dhe e pavarur në arenën ndërkombëtare. Këtë ka bërë Shqipëria kudo ku ka një vend të nderuar, në çdo tryezë dhe ne nuk do ndalemi. Është në nder të këtij Kuvendi që deklaratat të jenë të përbashkëta./Albeu.com