Rama mbledh kryebashkiakët socialistë, incidenti me kreun e Bashkisë Pukë, nuk u lejua të futet në takim sepse…

Këtë të premte, kryeministri i vendit Edi Rama, po zhvillon një takim me kryebashkiakët socialistë, në kuadër të turit “Për punët e Shqipërisë”.

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura në Pallatin e Kongreseve dhe ka nisur që nga ora 11:00.

Të lidhura

None found

Burime bëjnë me dije se mbledhja do të ketë në fokus emergjencat civile në pushtetin vendor dhe përgjigjen e institucioneve vendore.

Ndërkohë, një incident duket se ka ndodhur me kryebashkiakun e Pukës Rrok Dodaj, i cili është paraqitur për të marrë pjesë në mbledhje, por nuk është lejuar të futet në godinë, pasi sipas tij i është bërë me dije se emri nuk i figuron në listë.

Ndërsa Rrokaj pretendon se ftesa i ka ardhur me e-mail.


Shtuar 3.04.2026 12:20