Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama, ka mbledhur grupin parlamentar, një takim që vjen tre ditë pas betimit në Kuvend.
Mbledhja ka nisur në orën 10:00 dhe po mbahet në Kryesinë e Kuvendit dhe po drejtohet nga Taulant Balla, si kreu i grupit të të PS-së.
Siç shihet edhe në foton e mësipërme, i pranishëm është edhe vetë Rama.
Burime bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve është përcaktimi i deputetëve të sapo betuar në komisionet parlamentare dhe vijimi i punës parlamentare.