Rama: Mbi 10 milionë turistë të huaj kanë hyrë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama, ka dalë me një reagim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, është shprehur se mbi 10 milionë turistë të huaj, kanë hyrë në Shqipëri deri mbrëmjen e së hënës.

Kjo shifër sipas kryeministrit, vite më parë as nuk imagjinohej dot, por sot është objektiv i arritur.

Postimi i Ramës:

“Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 1 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë GËZUAR. 10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”, shkruan kryeministri.


Shtuar 26.12.2023 10:35