Rama: Lehtësojmë procedurat doganore për kontrollet e mallrave

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së dy qeverive tha se, me Kosovës është firmosur edhe marrëveshja për lehtësimin  e procedurave doganore për  kontrollin e mallrave në kalimin doganor.

“Nga ana tjetër jemi shumë të qartë se në dy anët kemi nevojë të përmirësojmë kushtet për hapjen e tregjeve dhe shtimin e ndërveprimit ekonomik e tregtare. Të integrojmë tregjet tona. Sot firmosim marrëveshje për të lehtësuar proceduarat doganore për kontrollit të mallrave që synojnë unifikimin e proceduara të kalimit doganor”, tha Rama.

 


Shtuar 26.11.2021 10:33