Ndarja nga jeta e Fatos Nanos/ Rama Rama publikon videokartolinë: Lamtumirë për liderin historik të socialistëve (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama, e ka nisur me një postim, dedikuar ish-kryeministrit Fatos Nano, ku përmes një postimi, kreu i shtetit ka sjellë një kolazh nga kujtimet e Fatos Nanos, në politikë, por dhe jetën private.

Rama tha se Nano s`do të ndahet asnjëherë nga kujtimet e tij dhe të vendit.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore💔”, shkruan përbri videos Rama.

 


Shtuar 1.11.2025 08:30