Rama kthehet në selinë e PS, nuk komenton rezultatin historik: Të mbarojnë një herë

Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama, është rikthyer në selinë e Partisë Socialiste. Në hyrje të selisë është takuar përzemërsisht nga një grua e moshuar, e cila e ka uruar për suksesin në zgjedhjet e 11 majit, shkruan A2 CNN.

I pyetur nga gazetarët për një koment për rezultatin, Rama është përgjigjur i buzëqeshur: “Të mbarojnë një herë zgjedhjet, pastaj”.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste, ka siguruar mandatin e katërt, me një rezultat historik, pasi projeksioni i deritanishëm i jep plot 82 mandate.

Partia Demokratike parashikohet të marrë 52 mandate, Partia Social Demokrate 3 mandate, ndërsa nga 1 mandat duket se do të marrin edhe Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Shqipëria Bëhet./ A2


Shtuar 13.05.2025 12:54