Kryeministri Edi Rama, foli me kritika për Bashkimin Evropian në lidhje me atë se çfarë po bën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Në Forumin e Paqes në Paris, kreu i qeveirsë shqiptare u shpreh se BE, ka qenë gjithmonë në autopilotin e SHBA dhe nuk ka një plan paqeje.
Rama u shpreh se; “ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial të jashtëzakonshëm për të gjeneruar në diçka katastrofike”.
Rama: “Në shumë përpjekje që po bëhen nga Presidentja e Komisionit, nga udhëheqësit që duan ti çojnë gjërat përpara dhe në këtë shtysë për të ndryshuar qëndrimin në idenë e mbrojtjes, sipas mendimit tim kjo është mjaft e fragmentarizuar dhe mund të behet e rrezikshme. E rrezikshme që për mua është mjaft shqetësuese që ende sot edhe pas asaj çfarë ka ndodhur me jashtë kontraktimin e politikës së jashtme të BE tek SHBA dhe me BE që ka qëndruar në autopilotin e SHBA, ende nuk ka një plan europian paqeje.
Ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial të jashtëzakonshëm për të gjeneruar në diçka katastrofike. BE duhet të ketë planin e paqes dhe duhet të ketë komunikimin me Rusinë dhe me këdo tjetër që gjendet në mes. A donte Hamasi paqe? Nuk e besoj për një sekondë që të jetë e vërtetë një gjë e tillë. Që Putini do luftë është e qartë çdo ditë”.
