Rama kritika kryetarëve të Bashkive: Me ça merreni ju? Nuk keni bërë asnjë projekt

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar takim me kryetarët e Bashkive, e nuk i ka kursyer kritikat për disa kryetar bashkie, që sic tha ai edhe pse kanë fondet në dispozicion nga qeveria, nuk kanë sjellë asnjë projekt.

Është në kufijtë e skandalozes tha Rama, duke theksuar se “është e paimagjinueshme të mos absorbohen kur nevojat në të gjitha bashkitë janë shumë më të mëdha se ato që ne mund të mbulojmë”.

“Ne kemi bërë një ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj shërbimeve sociale në bashki. Kemi vendosur në depoziton fonde nga qeveria.

Ka bashki këtu që nuk kanë marrë një kokërr leku dhe nuk kanë ngritur akoma shërbimet që mund të kishin ngritur me paratë që janë në dispozicion, se nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë carë kokën.

Kjo është në kufijtë e skandalozes.

33 mijë persona sot shërbehen falë këtij shërbimi dhe shuma që përmendi ministri i Mbrojtjes, 1 miliard e kusur lekë të reja, shuma që përmendi ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies për projektet sociale, janë para që janë në dispozicion si rezultat i rritjes së mundësive tona për të mbështetur procesin e ndryshimit.

Por është e paimagjinueshme të mos absorbohen kur nevojat në të gjitha bashkitë janë shumë më të mëdha se ato që ne mund të mbulojmë. Kjo është e paimagjinueshme.

Por me ca merreni ju se nuk e kuptoj? Nuk arrij dot ta kuptoj”, u shpreh kryeministri.


Shtuar 8.10.2024 11:06