Rama konferencë me kryeministren daneze: Vizitë historike, mbështetëse e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE

Kryeministri Edi Rama së bashku me homologen daneze, Mette Frederiksen, po mbajnë një konferencë për media, pas takimit në kryeministri.

Rama u shpreh se kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë, pasi është e para e një kryeministri/je daneze në Shqipëri dhe se Danimarka është një nga mbështetësit kryesorë në Shqipërisë në procesin e integrimit.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/166136655829253

“Sot është një kënaqësi e veçantë, nga vizita e parë e kryeministres e Danimarkës në Tiranë, dhe natyrisht është historike në këtë aspekt, por gjithashtu është kënaqësi e veçantë sepse kryeministrja e Danimarkës ka qenë prezente në kuptimin e vërtetë të fjalës, në një moment të vështirë për ne, atë të tërmetit, që la në qiell të hapur mbi 15 mijë familje. Nuk do ta harroj kurrë që një nga të parët që më kanë shkruar dhe më ka ofruar ndihmë ishte kryeministrja daneze. Mes nesh dhe Danimakrkës ka një histori marrëdhëniesh diplomatike shumë të mira, ka qenë prezene të të gjithë procesin e transforimit të vendit qoftë përmes agjencisë së saj të ndihmës, por mbi të gjitha politikisht dhe diplomatikisht një mbështetëse e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, në procesin e integrimit në BE”, tha Rama


Shtuar 6.03.2023 12:15