Rama katër orë me drejtuesit e qarqeve, mbyllet mbledhja në selinë e PS

Takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqe sapo ka përfunduar.
Mbledhja është mbyllur pas katër orësh, teksa ende nuk dihen detajet e diskutimit.

Pas dy ditësh diskutimes me kabinetin qeverisës, sot kryeministri Edi Rama mbajti takimin me të gjithë drejtuesit politik të 12 qarqeve të Partisë Socialiste.

Kujtojmë që PS ende nuk i ka emrat e të gjithë kandidatëve në zgjedhjet lokale të 14 majit dhe pritet ende të mësohet kush do garojë nën siglën e socialistëve për bashkitë e vendit.

/albeu.com

 


Shtuar 6.01.2023 17:59