“Rama ka 10% më shumë pushtet se diktatori i fundit”, Berisha nga Mati: Do t’i fitojmë zgjedhjet, Shqipëria s’e pranon monizmin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot në Mat, ku po prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Skënder Gjucin.

Berisha është shprehur në takim se këto zgjedhje janë vërtetë vendore për qeveritarët vendorë, por këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, kanë atë rëndësi që kanë pasur zgjedhjet e viteve 1990.

Ai shtoi se Rama ka 10% më shumë pushtet se diktatori i fundit, kontrollon çdo pushtet, qeveris duke mos respektuar asnjë ligj, asnjë normë.

“Të dashur demokratë të Matit, një përshëndetje të përzemër në këtë takim të zjarrtë, por dua të falënderoj me shumë mirënjohje për të gjithë matjanët kudo që ndodhen. Dua gjithashtu t’u uroj bektashinjve gëzuar Sulltan Nevruzin. Zoti jua pranoftë agjërimin. E dashur Denisa, z.Gjuci, i dashur z.Gjata drejtues politik për qarkun e Dibrës, një përshëndetje të përzemër. Jemi mbledhur për t’i shprehur besimin tonë kryetarit tonë të ardhshëm Skënder Gjucit. Në 14 maj, qytetarët e Matit dhe mbarë Shqipërisë, janë të ftuar të vtotojnë për kandiatët që vlerësojnë më shumë. Dua të theksoj që kandiatët që paraqesim si aleancë janë kandiatët e parë në historinë e këtij vendi që nuk emërohen nga kryesia, po që janë zgjedhur nga ju dhe ju garantoj se ky është srtandardi më i avancuar i lirisë.

Kjo është mënyra më e përgjegjshme për të vendosur në drejtim në qeverinë vendore, Parlament njerëzit që ju vlerësoni më shumë. Një vit e gjysmë më parë, demokratët kishin kërkesën që t’i emëronin ata përaqësuesit e tyre.

Jam i kënaqur që vij para jush me këtë kërkesë të plotësuar. Çfarëdo përpjekje që u bë, ju garantoj se kam qëndruar në anën tuaj. Mesazhi i një demokrati më shkroi se qëndrova stoik për Primaret. Ishte një praktikë që ju treguat një shkallë të lartë të formimit politik. Sot shkojmë ballëhapur para të gjithë zgjedhësve, me Skënder Gjucin, me çdo kanidadat në Shqipëri. Ju ftoj të bëjmë gjithçka, të bëjmë natën ditën, të sakrifikojmë për të mbrojtur vlerat e kandidatëve tanë, për të bërë gjithçka për fitoren e tyre, është fitore e idealeve tuaja, fitore e një Shqipërie që nuk pranon monizmin.

Këto zgjedhje janë vërtet vendore, po këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse kanë rëndësinë që kanë patur zgjedhjet e viteve 90, sepse ne sot njësoj përballemi me një monziëm të pamshirë, që po rrënon këtë vend. Në histori ju e dini dramat më të mëdha të kombeve, kanë qenë monzimat dhe ajo që pamë në diktatuirën komuniste ishte monizmi më i pamëshrë i Evropës. Sot Rama ka 10% më shumë pushtet se diktatori i fundit, kontrollon çdo pushtet, qeveris duke mos respektuar asnjë ligj, asnjë normë. Sot Edi Rama, ka shndërruar qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale, që nga njëra anë vjedh çdo ditë pasuritë publike, nga ana tjetër trash lidhjet me krimin. Të gjitha këto kanë tjetërsuar Shqipërinë, kanë bërë që shqiptarët të largohen. Në 8 vite si në asnjë vend tjetër janë larguar 33% e popullatës, vetëm në BE 937 mijë qytetarë. Ndërkohë Shqipëria vetë ka brigjet më përrallore, njerëz punëtorë, vend i bekuar me ujëra. Mati i bekuar me miniera, ujëra dhe njerëz punëtorë. Ikin sepse ata vidhen çdo ditë. Ishte një arritje historike për kombin, që prej shekuj ishte rropatur në varfëri. Po ja arriti në 2008 të dalë më i paguar se vendet e tjera, duke lënë mbrapa pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit, kjo falë vullnetit të pandryshuëshëm të PD që t’i shndërrojë ato pasuri”, tha Berisha.