Rama ironizon ish-kreun e PD: O Lul ku je? Kam një përvëlim e nostalgji për ty, ishte ëmbëlsira jonë, se di si t’ia bëjmë që ta kemi sërish

Këtë të enjte, kryeministri i vendit Edi Rama, ka thumbuar ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha duke shprehur se ishte “ëmbëlsira e të gjithëve”.

Rama bëri komentet në rubrikën “Sy më sy”, teksa një qytetar e pyeti “Do ju bësh një tortë në Tiranë shqiptarëve si Basha”?

“Një ëmbëlsirë kemi pasur edhe se di si t’ia bëjmë që ta kemi prapë”, tha Rama, duke theksuar se torta në Tiranë ishte e vetmja gjë që Basha realizoi nga ato që thënë.

“O Lul ku je, se sa herë më kujtojnë ty kam një nostalgji, një përvëlim, nuk e di”, u shpreh Kryeministri.

“Nuk e di çfarë ke dashur të thuash, por me thënë të drejtën një ëmbëlsirë kemi pasur edhe se di si t’ia bëjmë që ta kemi prapë. Lulzim Bashën kemi pasur ëmbëlsira jonë, Lulzim Basha ka qenë ëmbëlsira e të gjithëve, edhe tortën jo rastësisht e bëri Lulzim Basha.

Me thënë të drejtën nga të gjitha ato që ka thënë vetëm një tortë ka bërë (Qesh). O Lul ku je, se sa herë më kujtojnë ty kam një nostalgji, një përvëlim, nuk e di”, tha Rama.


Shtuar 6.02.2025 09:52