Rama intervistë për “Dier Spiegel”, paralajmëron muxhahedinët: Nëse duan luftë, të largohen nga Shqipëria

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median gjermane “Dier Spiegel’ ka komentuar aksionin e policisë shqiptare pak javë më parë në kampin e muxhahedinëve MEK në Manzë të durësit.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se anëtarët e MEK janë të mikëpritur në vendin tonë, por me kusht që të mos e përdorin për operacionet e tyre.

Intervista:

Dier Spiegel: Zoti Rama, javën e kaluar Forcat e sigurisë pranë Tiranës zhvilluan operacion në kampi i MEK-ut iranian. Pse?

Rama: MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur, por me kusht që mos ta përdorin Shqipërinë si një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje.

Dier Spiegel: Kompjuterët e qeverisë në Teheran janë hakuar dhe kanë qarkulluar dokumente të ndjeshme. Pothuajse 100 PC dhe dhjetëra Hard disqet thuhet se janë konfiskuar tani. Mund ta konfirmoni këtë?

Rama: Shqipëria nuk ka synim të jetë në luftë me regjimin iranian. Shqipëria nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikpritjen tonë.

Dier Spiegel: Pse pranuat me kërkesë të presidentit amerikan Barack Obama në vitin 2016 për të pranuar mijëra muxhahedinë?

Rama: Ishte një operacion jetëshpëtues. Ne hapëm dyert tona sepse grupi, që atëherë vepronte nga Iraku u ndoq sistematikisht. Dhe nëse një mik si SHBA-uja na kërkon diçka, ne ndihemi të nderuar.

Dier Spiegel: Nëse do të ishit MEK do preferonit të largoheshit?

Rama: E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria.


Shtuar 30.06.2023 20:45