Rama i treti në Delvinë, kush është kandidatja më e votuar nga socialistët

Vijon numërimi i votave për kandidatët për deputet në vend, teksa deri më tani në Bashkinë e Delvinës, kandidatja socialiste Anila Denaj ka rezultuar si më e votuara.

Deri më tani Denaj ka marrë 1 mijë e 234 vota, duke lënë pas në vend të tretë kryeministrin Edi Rama me 183.

I dyti është Niko Kuri me 234 vota nga socialistët. Ndërsa në qarkun e Vlorës, Rama është i pari me 10660 vota.

Megjithatë, ky nuk është rezultati përfundimtar dhe mund të ndryshojë nga momenti në moment.


Shtuar 28.04.2021 09:44