Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale.
Ndërsa ndodhet prej muajsh në burg, ai shprehet se kryesocialisti po bën thirrje që qytetarët të mos votojnë në 11 maj.
Postimi i plotë i Metës:
Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.
Kur këtij i dalin kaq mirë sondazhet përse është kaq i trembur për pjesëmarrjen?
Meqë nuk i dalin 71 mandate sipas sondazheve të tij përse kërkon shumicë të cilësuar?
Shqiptarët as nuk kanë harruar dhe as do të harrojne se ky i kishte i vetëm 122 kartona në Kuvend për dy vite e gjysëm.
Mos i përdori 122 votat për t’u rritur pensionet shqiptarëve? Jo dhe jo. I përdori vetëm për të bërë ligje me porosi për klientët e tij për t’i plaçkitur dhe grabitur shqiptarët. Më shumë se gjysma e këtyre ligjeve u kallëzuan në SPAK si ligje te koruptuara, ku akoma flenë në sirtaret e tij, por që do të hetohen deri në rrënjë pas 11 Majit.
Mos vallë ky i përdori 122 votat në Kuvend për të respektuar standardet europiane? Jo. Ky i shkeli standardet europiane si kurrë më parë dhe Komisioni i Venecias e ndëshkoi plot 4 herë.
Ndaj të gjithë të marrin pjesë në referendumin e 11 Majit.
Kjo do të jetë pranvera e dytë dhe më e madhe për Shqipërinë, që nga 22 Marsi 1992 ku dhe vetë socialistët do të çlirohen nga poshtërimi, që ky plaçkites ju ka bërë jo vetëm atyre por edhe traditave më të mira që ata krijuan me sakrifica.
Më 11 Maj shqiptarët do të fitojnë barazinë para Kushtetutës dhe ligjit dhe nuk do të ketë pushtet që t’ua rrëmbejë këtë barazi!
✅️🗳 VOTO NR.1️⃣ Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
✅️🗳 VOTO ILIR METAJ, QARKU TIRANË!