Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Demokratike është marrë peng nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Komentet Rama i bëri për Zërin e Amerikës, ku nuk hezitoi t’i kujtonte Lulzim Bashës takimin e natës së 17 majit në vitin 2017.
Të lidhura
None found
Kujtojmë se në këtë datë pati një marrëveshje pas disa orësh mes Bashës dhe Ramës. Kjo datë sipas Lulzim Bashës ishte ditë e zezë për PD-në, ndërsa Rama u shpreh sonte se ishte e vetmja natë që mban mend nga opozita.
“Është një pengmarrje e opozitës nga dy personazhe. Njëri non grata nga SHBA. Që është fundi i botës së një lideri. Ndërsa tjetri një humbës serial që flet sikur ka zbuluar Amerikën por është peng i vetvetes. Janë personazhe pa legjitimitet. Ne nuk kemi pasur opozitë gjatë gjithë kësaj periudhe. Nuk mbaj mend një ditë me një opozitë racionale e të arsyeshme. Gjatë qeverisjes mbase mbaj mend vetëm një natë me një opozitë racionale, por asnjë ditë. Ndaj po rrisim kapacitetin për të dëgjuar njerëzit. Pa dallime”, tha Rama./albeu.com/
