Rama i drejtohet Macron: Franca kujdeset që ëndrra evropiane e rajonit tonë të realizohet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një pritje speciale për presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Franca kujdeset që ëndrra evropiane e rajonit tonë të bëhet realitet.

“Në të gjitha kohërat për të gjithë shqiptarët dielli lind në Perëndim. Nuk gënjej duke pohuar që për shumë shekuj në sytë e një farë Shqipërie që kishte një farë ideje te vetes së saj Franca ishte Evropa dhe Evropa për të qenë vetja e saj nuk mund të ishte veçse një Evropë trengjyrëshe.

Franca kujdeset që ëndrra evropiane e rajonit tonë të realizohet dhe që pritshmëritë tona legjitime të marrin një përgjigje qoftë edhe me porosi.

Kjo ëndërr autentike, kjo shprese mallëngjyese për të cilën fola pak që Shqipëria dhe shqiptarët të kenë miqësinë e francezëve të mëdhenj.

Ne nuk na kanë munguar miqtë franceze. Për një kohë të gjatë ka patur francezë që na donin, pastaj një Francë që nuk kishte më interes për ne.

Zoti President në vitin e 101 të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike vizita juaj riparon një plasaritje, forcon besimin dhe vendos lidhjet e privilegjuara që shpalosën në 2017”, tha ndër te tjera Rama.


Shtuar 16.10.2023 22:18