Rama hap legjislaturën me një mesazh për opozitën dhe porosi për socialistët

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, në nisje të fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, u shpreh se 83 mandate të fituara në zgjedhjet e 11 Majit, janë një borxh i jashtëzakonshëm.

Rama, teksa iu drejtua socialistëve, u shpreh se ky borxh duhet marrë përsipër, jo me fjalë, “por me një qasje të re, me ide dhe risi në çdo drejtim”.

Gjithashtu, kryeministri kishte edhe një mesazh për opozitën, duke theksuar se do të kenë gjithë hapësirën e nevojshme, por sipas tij, “nëse do të harroni përdorimin e trupit, duarve e këmbëve si argument dhe të zhurmës e rënies me dorë të tavolinave si alternativë”.

Në të kundërt tha Rama, prania e mazhorancës në Kuvend do të zgjasë sa një proces votimi.

Edi Rama: 83 mandate janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm për mandatin e katërt radhazi, borxh që duhet ta marrim përsipër, jo me fjalë, por me një qasje të re, me ide dhe risi në çdo drejtim.

Pakicës do ti them që nuk është puna jonë se çfarë bëni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë do keni vëmendjen tonë dhe gjithë kohën që do të dëshironi nëse do të harroni përdorimin e trupit, duarve e këmbëve si argument dhe të zhurmës e rënies me dorë të tavolinave si alternativë.

Në të kundër prania jonë këtu, do të zgjasë sa një proces votimi. Mbajeni parasysh këtë


Shtuar 18.09.2025 10:21

Tags: ,