Rama habit me propozimin e fundit: Oborrin e shkollës ta mbjellim me speca e domate, bari do shumë mund!

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka marrë pjesë në inagurimin e dy shkollave në Tiranë,  nëntëvjeçarja “Vaçe Zela” dhe e mesmja “Kristo Frashëri”. Gjatë fjalës së tij para nxënësve dhe pjesmarrësve, kryeministri Rama ka habitur me propozimin e tij të fundit.

Sipas Ramës të gjitha oborret brenda shkollave duhet të mos lihen me bar por në to të mbillen perime, speca, domate etj. Kjo pasi sipas kryeministrit Rama kërkon mund të madh për mirëmbajtjen e vazhdueshme.

“Sigurisht që kjo nuk do të vlejë për biznes sepse bëhet fjalë për sasi të vogël por për të mësuar edhe pjesën e tregtimit të produkteve do të ishte një laborator natyror fantastik…”-tha ndër te tjera Rama.

Fjala e Ramës:Nuk mund të ketë hapësira rreth e rrotull shkollës që rrinë kot. Ndërsa i parcelave bujqësore në shkolla duhet të bëhet realitet, gjithë këto hapësira brenda shkollave nuk mund të jenë hapësira me bar, bari është i bukur por bari kërkon mund të madh për mirëmbajtjen e vazhdueshme.

Këtu brenda mureve të shkollave ka vend për kultivimin e perimeve për t’i dhënë mundësi nxënësve të kenë kontakt dhe të kenë dijeni fillestare për tokën dhe vlerat e saj.

Të dinë çfarë mund të dalë nga toka dhe pastaj pak nga pak të krijojnë modestish sipërmarrjen e shkollës, ato produkte që do të dalin nga këto parcela.

Sigurisht që kjo nuk do të vlejë për biznes sepse bëhet fjalë për sasi të vogël por për të mësuar edhe pjesën e tregtimit të produkteve do të ishte një laborator natyror fantastik. Fëmijët përveç jetesës me Iphone dhe PC të kenë edhe kontaktin e drejtpërdrejt me natyrën dhe tokën. /albeu.com/

 


Shtuar 16.12.2021 14:25