Rama: Frika më e madhe se s’do ketë energji në treg, do subvencionojmë familjet dhe bizneset për panelet diellore

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, në ambientet e Doganës së Tiranës.

Rama njoftoi se do të ketë një ulje të ndjeshme të përpunimit të deklaratave doganore për t’i kursyer kohë dhe kosto biznesit ka ndikuar tejet pozitivisht në lehtësimin e barrës së kësaj krize.

Rama dhe Ibrahimaj thanë se do të japin garanci sovrane për importuesit, me garancinë se në rast se do të kenë stok të mallrave ato do të blihen nga shteti.

‘Garanci sovrane për importuesit e përpunuesit për të pasur kapital qarkullues’, tha ministrja Ibrahimaj.

Kryeministri u ndal dhe te kriza e energjisë elektrike, që sipas tij problemi real që do të shfaqet është ajo e mungesës në treg.

“Pasqyra e furnizimit me energji, është gjithnjë e më e keqe, të gjitha vendet janë duke u përballur me një situatë të paparashikueshme, frika themelore, nuk është thjesht rritja e çmimit, por mungesa e energjisë për ta blerë në treg.

Ne kemi marrë përsipër diçka të domosdoshme, për të mbajtur një frymëmarrje normale për një kohë të vështirë për të gjithë, duke mos rritur çmimin për biznesin e vogël dhe familjarët. Prej kohësh jemi në marrëdhënie të tregut të lirë, aty është një diskutim tjetër”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se do të ketë subvencionim për familjet dhe bizneset që do të investojnë në panele diellore.