Kryeministri Edi Rama në një konferencë për media ku po prezantohet drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku. Rama u ndal te tragjedia e Potamit, për të cilën tha se nuk është shëmbëlltyra e policisë, por llojet si ai janë jashtë mbetje të një organizmi është në reformim.
“Nuk e kam harruar akoma ngjarjen tragjike të Himarës ku vogëlushja humbi jetën nga goditja fatale e një skafi në bregun e detit. Në një moment ndryshimi në policinë e shtetit kam dëshirë të ndajë një reflektim me publikun dhe ju. Dhimbja për një jetë aq të re, të rrëmbyer aq egërsisht në një shkelje aq e papërgjegjshme e rregullave me ka gërryer me ditë dhe netë. Kam, ndjenjë revolte për faktin se shkelësi që u kthye në vrasës nuk ishte pushues i zakonshëm por ishte punonjës policie. Ajo tragjedi nuk ka asnjë ngushëllim. S’ka si të ketë ngushëllim për familjen e një fëmije viktimë. Është vendi të themi që ajo familje tregoi vetëpërmbajtje. Llojet si ai, që ishte efektiv, nuk janë shëmbëlltyra e policisë së shtetit, por jashtë mbetje të një organizmi është në reformim. Duhet ta themi që në muajt e fundit, kanë marrë një lloj hovi të paudhët brenda llojit brenda policisë së shtetit, një hov që duhet ndërprerë më parë. Falë angazhimit të trupës të AMP-së, nga drejtori i ri, vetëm në janar-qershor të këtij viti janë dënuar me burg me vendim gjykatë, 29, arrest shpie 31 dhe 23 me masë ndalimi. 12 nga këta të ndëshkuar janë ish-shefa komisariatësh dhe një drejtor. Ky është një stad tjetër, një standard i ri, i pamendueshëm deri disa vite më parë, që e ka sjellë një politikë e re me policinë e shtetit, që nga rekrutimi deri te shkollimi dhe promovimi, trajnimi dhe monitorimi I tyre”, tha Rama./albeu.com