Rama feston sot ditëlindjen, deputetët socialistë e surprizojnë në kryeministri

Kryeministri i vendit Edi Rama, feston sot ditën e lindjes. Ai lindi më 4 Korrik të vitit 1964 në Tiranë.

Mëngjesin e sotëm, kabienti qeveritar dhe grupi parlamentar i PS,  kanë shkuar në kryeministri, për të surprizuar kryeministrin.

Ai e nisi karrierën politike në vitin 1998, ku u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Një post që e mbajti për 2 vite.

Në vitin 2000, ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

Në vitin 2013, Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë, ndërsa në vitin 2017 u rizgjodh në krye të qeverisë, teksa në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 ai mori mandatin e tretë.


Shtuar 4.07.2024 11:32