Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar në selinë blu.
Ai u zotua se PD nuk do e lëshojë parlamentin dhe akuzoi deputetët që i nënshtrohen kryeministrit Edi Rama.
“Zotohem para qytetarëve shqiptarë se PD nuk e lëshon atë parlament. Do ta mbajë atë si një tempull. S’mund ti barazoj të gjithë deputetët me një grusht kriminelësh. Edi Rama, Balla, e Gjiknurin, por përderisa nënshtrohen edhe kur kryetari i tyre fshihet prej tyre, para shqiptarëve edhe për aktin mafioz dhe kriminal për Portin e Durrësit. Këto janë dëshmi se Parlamenti dhe Shqipëria kanë nevojë që këtë betejë për përmbysjen e Edi Ramës. Edi Rama sot politikisht është një kalbësirë”, tha Berisha. /albeu.com