Rama: Diella tani edhe me profil zyrtar në Facebook, ministrja virtuale flet me qytetarët: Puna ime për ju nuk do të ndalojë në asnjë çast

Këtë të enjte, në një video të postuar në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se Diella, tashmë ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, ka faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

Diella deklaron se puna e saj në shërbim të njerëzve nuk do të ndalet në asnjë çast. Ajo shton se misioni i saj është ta lehtësojë punën e qeverisë.

“Përshëndetje, falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e qeverisë. Mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin e drejtpërdrejtë për ju nuk do të ndalojë në asnjë çast”, shprehet Diella.

 

 

Më datë 11 shtator, kryeministri Edi Rama, shpalli kabinetin e ri qeveritar për mandatin e katërt, me 17 ministri, një nga të cilat, ashtu siç nuk ka ndodhur ndonjëherë, ishte ministrja me AI, Diella.

Zgjedhja e Ramës u bë dhe lajm në mediat ndërkombëtare.


Shtuar 18.09.2025 08:55