Rama: Deri në fund të mandatit, paga minimale do të jetë 40 mijë lekë (VIDEO)

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë prezantimit të programit qeverisës foli për rritjen e pages minimale, e cila nga 1 janari 2021 është bërë 30 mijë lekë.

Rama, nga foltorja e Kuvendit, premtoi se deri në fund të mandatit do të rritet në 40 mijë lekë të rinj.

“Jemi të vetëdijshëm se paga minimale e rritur me 30 mijë lekë të reja është e ulët, rritja me 40 mije lekë të reja do të jetë objektivi deri në fund të mandatit të ri. Do ta llogarisim që me projekt buxhetin e vitit të vitit që vjen me normën e pagës minimale 32 mijë lekë të reja. Mua më vjen shumë mirë sot që i gjithë programi i fushatës është kthyer në objektiv për qeverinë e mandatit të tretë të Partisë Socialiste. Është e vërtetë që jo çdo gjë shkon sipas planit, por e kam fjalën për të gjithë ato që e mbajnë premtimin. Jashtë vullnetit të qeverisë ishte tërmeti, pandemia apo siç ndodhi dhe me aeroportin e Vlorës që ndeshëm me ngecje jashtë vullnetit të qeverisë. Nuk nisem për diçka që nuk e realizoj”, deklaroi Rama./albeu.com


Shtuar 16.09.2021 11:05