Rama, Dako, Ahmetaj dhe Balluku, drekë luksoze në Durrës me arabët e EMAAR Group: Prenotuan gjithë restorantin

Ditën e fundit të 2021, kryeministri Edi Rama po e kalon në në Durrës, nga ku ka mbajtur edhe fjalën e tij lidhur me punën për portin e qytetit bregdetar.

Por Rama nuk është mjaftuar me kaq.

Burime eskluzive për Albeu.com bëjnë me dije se Kryeministri sapo ka dalë nga një drekë me Vangjush Dakon, ministren Balluku, Arben Ahmetajn dhe 3 përfaqësues të Emaar Group në një ndër restorantet me luksoze të qytetit, restorantin Piazza.

Këtë drekë, pjestarët e qeverisë janë përpjekur ta mbajnë sa më të fshehtë, pa shumë njerëz dhe pa praninë e policisë siç ndodh zakonisht.
Ndërkohë që kujtojmë se porti i Durrësit që kur u prezantua si koncept 3D është konsideruar si një shitje e qytetit te arabët, të cilët kanë shtuar shumë investimet në vend./albeu.com/