Kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë nesër në Athinë me rastin e hapjes së një ekspozite pikture.
Nëse po pyesni se sa e rëndësishme mund të jetë një ekspozitë që e bën Ramën të marrë vendimin për të udhëtuar në kryeqytetin grek, përgjigja është e thjeshtë: Është një ekspozitë e veprave të tij të artit që do të prezantohet në Zappeio Megaro.
Vizita do të jetë jozyrtare por kjo nuk do ta pengojë atë të ketë takime me lidershipin politik të vendit fqinj.
Ai pritet të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos” mesditën e së hënës dhe do të nisë menjëherë një sërë takimesh, fillimisht me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias me të cilin do të ketë edhe një drekë pune ku do të marrë pjesë edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.
Pasdite Rama do të hapë ekspozitën me pikturat e tij, në shoqërinë e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin do të darkojë në mbrëmje, ndërsa të nesërmen, të martën, do të shkojë në Pallatin Presidencial për një takimme Presidenten e Republikës Katerina Sakellaropoulou.
Agjenda e kryeministrit do të plotësohet me pjesëmarrjen e tij në forumin ekonomik të Delphi ku do të marrin pjesë biznesmenë dhe drejtues kompanish të mëdha. /albeu.com