Rama: Brenda javës mbërrijnë 1 mijë afganë në Shqipëri

Ndërsa sot pritet të mbërrijë grupi i parë i afganëve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë të dhënë për mediat spanjolle.

Në intervistë, kreu i qeverisë ka bërë me dije se gjatë javës pritet që në vendin tonë të mbërrijnë dhe grupi i parë ië refugjatëve prej rreth 1000 personash.

Për El Periodiko, Rama ka theksuar se afganët që do të vijnë në vendin tonë do të jenë kryesisht gazetarë, punonjës social, mësues dhe bashkëpunëtore të trupave amerikane./albeu.com

 


Shtuar 18.08.2021 14:13