Rama “bombardon” me kritika sipërmarrësit privatë: Ku do i gjeni punonjësit e fasonerive, te vajzat e TikTokut?

Kryeministri, Edi Rama, zhvilloi sot një takim me sipërmarrësit privat, ku diskutoi për rritjen e pëtejshme të pagave.

Rama u bëri një sërë kritikash sipërmarrsve privatë, duke u thënë se ka marrë fund epoka e shfqytëzimit të fuqisë punëtore.

Kryeministri u bëri thirrje sipërmarrësve të rrisin pagat e punonjësve. Rama tha se industria e fasonëve mendon se 40 mijë lekë janë shumë, por në fakt do të jetë shumë e vështirë për të zëvendësuar punonjëset që ju ka ardhur mosha e pensionit.

Me ironin ai pyet sipëtmattësit se më kë do të zëvendësojnë punonjëset që do të dalin në pension me vajzat e TikTokut?

“Nëse sot ka një problem dramatik industria e fasonëve, nuk ka menduar për këtë ditë. Ato gratë që i kanë marrë që në vitet ‘90 dhe ju kanë marr shpirtin, të shtunën të dielën në punë, duhet plotësuar kjo forcë punëtore, me kë do t’i zëvendësojnë, me vajzat e Tik Tokut, të vijnë vajzat në Kamëz, Paskuqan apo në Lezhë e Vlorë do marrin makinën qethëse. Do rrinë aty për 40 mijë lek? Dhe ju diskutoni se 40 mijë lek janë shumë se nuk i paguajmë dot. Sistemi duhet ndryshuar, duhet kaluar në Made in Albania, përndryshe jeni në rolin e atij gomarit që thoshte ‘o zot bëje ëndërr se ujku nuk është duke ngrënë’. Ujku ka filluar t’ju hajë, po e latë veten te pjata ka mbaruar kjo lojë. Nuk bëhet shtëpia me miell hua, ne nuk jemi në kushtet e Gjermanisë, ne kemi ku i gjejmë shqiptarët e rinj. Unë nuk po them vini rrogat e Gjermanisë por nëse ka paga kompesojnë bilancin e shpenzimeve, i keni këtu se s’kanë çfarë bëjnë atje”, tha Rama.

Më tej Rama u shpreh se sipërmarrësit nuk e kanë të ardhmen e sigurt nëse u marrin punonjësve sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, dhe sipas tij me këtë sjellje ata rrezikojnë të mbeten pa punëtorë.

“Nuk ekziston në sektorin e ndërtimit pagë minimale 40 mijë lekë të reja, janë gënjeshtra. Janë gënjeshtra të cilat, sipërmarrja kujton se ia hedh shtetit. Sipërmarrësit kujtojnë se duke ia marrë punonjësve sigurimet shoqërore, shëndetësore për të blerë vilën e gjashtë, do ta kenë të ardhmen e sigurt, jo nuk do ta kenë të ardhmen e sigurt sepse do të mbeten pa punëtorë”, theksoi ai.

/albeu.com/