Rama bojkoton samitin e BE? Kryeministri: E diskutova me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin që të bojkotojë Samitin që pritet të mbahet me 23 qershor në Bruksel mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se vendimin e ka diskutuar me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ka dalë në përfundimin se nuk duhet të marrë ojesë. Sipas kryeministrit Rama, ‘rrëmbimi’ i Unionit nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për tu parë, kështu që ai nuk ka se çfarë të bëjë në Bruksel më 23 qershor.

POSTIMi

Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!/albeu.com

Shtuar 21.06.2022 13:56