Rama bën premtimin para Macron: Do të përmirësoj frëngjishten time! Marrëdhëniet dypalëshe janë thelluar

Kryeministri Edi Rama së bashku me Presidentin francez, Emmanuel Macron kanë mbajtur ditën e sotme një konferencë të përbashkët për shtyp në ambientet e kryeministrisë. I pari që mori fjalën, ishte kryeministri Rama, i cili me shaka i bëri një premtim presidentit Macron.

Rama tha se pas bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve, do përmirësojë frëngjishten e tij. Kreu i qeverisë nuk e fshehu lumturinë për vizitën e Presidentin francez në Tiranë.

Rama: E nis me një fjali në frëngjisht, për t’u kërkuar delegacionin tuaj se do më duheshin 3 ditë për të zgjedhur konfliktet ballkanike, sepse më është dëmtuar nga anglishtja. Jam besimplotë se me gjithë këtë shtysë që na kanë dhënë sot për të patur kontakte shumë më të ngushta mes dy vendeve, nesër frëngjishtja ime do të jetë më e bukur se sot.

Kjo vizitë është shumë më tepër se sa një vizitë formale, është një vizitë miqësore dhe një vizitë angazhimi për të thelluar më tej një marrëdhënie mes Francës dhe Shqipërisë, të cilat kanë njohur një zhvillim të papritur kohët e fundit si rezultat i angazhimit të Francës në rajon, në kërkim të një marrëdhënieje shumë më konkrete dhe shumë më produktive për BE dhe Ballkanin Perëndimor. Jam i sigurt që Presidenti do të udhëheqë një proces për të ndërtuar dy binarë të një treni, ku nga njëra anë çdo vend do të bëjë detyrat e shtëpisë, ndërkohë që BE do të vijoj përpjekjet për tu reformuar së brendshmi. Në mendjen tonë Evropa është e lidhur me emrin e Francës.

Duke vijuar, kryeministri Edi Rama tha se janë të hapur për të luftuar në bashkëpunim me vendet e tjera emigracionin e jashtëligjshëm. Më tej, Rama theksoi se procesi i integrimit drejt BE-së po bëhet jo që qytetarët shqiptarë të largohen në vendet e Evropës, por që të jetojnë në Shqipëri me standarde evropian.e

Rama: Ne do të përpiqemi që mos jemi një nga 6 pjesët e Ballkanit që bëhet evropiane kur flet me Evropën dhe bëhet ballkaniket kur flet me venetë e Ballkanit. Ne do vazhdojmë të investohemi. Ky proces është që Evropa të vijë këtu, jo ne të ikim diku, që qytetarët tanë të jetojnë këtu me standardet dhe parimet e një vendi evropian.

Në fund, Rama siguroi Macronin që Shqipëria do të bëjë çdo ditë e më shumë që t’ia dalë të jetë Evropa e Ballkanit.

/Albeu.com 


Shtuar 17.10.2023 10:54