Rama batuta me banorët e Ersekës: Kujdes, mund t’ju dal dhe në frigorifer!

Kryeministri Edi Rama vijon vizitën e tij në Ersekë. Në një takim me banorët atje, ka sulmuar sërish Berishën, duke e cilësuar kufomë politike që dezinformon. Në mbyllje të takimit, kreu i qeverisë në formë batute u tha të pranishmëve në sallë se ndonjë ditë mund t’ju dalë dhe në frigorifer.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1153189845319988

“Berisha është aty si maskat që dilnin në rrugë si në ’97, jo duke informuar por duke dezinformuar. Dhe për çfarë shqyhet një kufomë duke thënë “e vrau policia, e bëri shteti, për t’i ngritur njerëzit kundër shtetit, për ti nxitur kundër vetvetes. Shumë e thjeshtë. Megjithatë, që të mos ju mbaj më gjatë, me mua këtu, sepse mua më keni prapë këtu, në televizor, mund t’ju dal dhe në frigorifer, bëni kujdes. Dua t’ju them se është puna që e mban Shqipërinë, jo kriminelët”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 31.10.2022 18:50