Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi mbajti fjalën e tij në protestën e opozitës përpara kryeministrisë këtë të hënë.
Bardhi: Forca juaj është kthyer në shpresën tonë të përbashkët. Besimi që jepni PD dhe opozitës shqiptare në një kohë të sundimit të kolerës së korrupsionit. Prania madhështore do të thotë se shoqëruar shqiptare ka ende zemër dhe e do ndryshimin. Kam dëgjuar shqetësimet tuaja. Lodhjen dhe në çdo takim që kam patur me ju, kam marrë prej jush një mezazh, ju nuk dorëzoheni. Nga ju në këtë shesh dhe në çdo takim kam mësuar leksionin më të madh se sakrifica dhe besimi na kanë mbajtur në këmbë. Do të na çojnë përpara për largimin e Edi Ramës kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe botë. Jam para jush, se kjo protestë nuk është vetëm kundër një qeverie por për besimin dhe të ardhmen.
Ne jemi këtu se korrupsioni po na merr frymën se kartelet e drogës po na vjedhin të ardhmen të fëmijëve. Edi Rama Belinda Balluku banda kriminale dhe kartelet duan të kemi frikë të heshtim, që të ulim kokën që të mendojmë se jemi të pashpresë. Të besojmë se në këtë vend të gjithë janë njësoj. Ata e kanë gabim se e keqja nuk do triumfojë. U themi hajdutëve se koha e tyre ka mbaruar. Është koha e qytetarëve të ndershëm se kur pushteti vjedh, vjedh jetën tuaj, të ardhmen tuaj. Kam një mesazh edhe për ata që do donin të ishin këtu por na shohin nga shtëpia me dyshim. Kjo është protesta e njerëzve që nuk duan më të nëpërkëmben. Ne nuk kemi frikë. Këtij pushteti i janë tundur themelet. Ka frikë se e vërteta ka dalë se e di që ky popull kur zgjohet nuk ndalet më. Guximi për të mos heshtur, për të mos u dorëzuar, se historia nuk ndryshohet nga ata që presin. Asnjë pushtet nuk bie me lutje, me heshtje, por asnjë pushtet nuk i dorëzohet dot një populli që nuk do të dorëzohet. Nuk presim një tjetër ta bëjë këtë betejë. Nuk do heshtim.
Do qëndrojmë në sheshe. Të fortë, me sakrificë, me besim te njëri tjetri. Edi Rama duhet ta ketë të qartë, qytetarët do i ketë përballë deri në largimin e tij. Frika ka ndryshuar krah. Pushteti po reagon, po justifikohet. Është trembur nga krimet e veta. Nuk ju kërkohet të besoni te një individ. Ju kërkohet të besoni te vetja juaj se asnjë regjim nuk ka rënë nga fjalimet, vetëm kur njerëzit nuk pranuan më poshtërimin. Mos u përkulni, qëndro sot, rezistencë nesër, fitore për së shpejti për Shqipërinë.




