Rama: Ballkani i Hapur do të ndihmojë në procesion e dialogut Kosovë-Serbi

Në Asamblenë e OKB-së, kryeministri Edi Rama u ndal në shumë çështje. Një ndër to ishte dhe Ballkani i Hapur, një nismë rajonale që ka shkakyuar gjithmonë debat.

Rama tha se Ballkani I Hapur do të ndihmojë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Në rajonin e Ballkanit Perëndimor bashkëpunojmë së bashku me një sipërmarrje të përbashkët me interesat tona specifike, kjo na bëri bashkë me RMV në dhe Serbinë për të krijuar një platformë të hapur edhe për vendet e tjera të Ballkanit por edhe më tej. Mesazhi i Ballkanit të Hapur është që nuk është e nevojshme të biesh dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët e për të parë drejt së ardhmes. Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë për të nxitur bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria nuk do të lëvizë në njohjen e Kosovës. Është Koha që Serbia dhe Kosova të punojnë për një marrëveshje të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja. Dialogu është mënyra e vetme dhe jam i bindur se Ballkani i Hapur do e ndihmojë këtë proces”, u shpreh Rama.

 

 

 

Shtuar 24.09.2022 18:22