Rama acarohet me teknikën pas problemeve me mikrofonin: Shpërthejeni tamam se keni kaq kohë që i vini vërdallë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për shërbimet digjitale, ku tha se duke filluar nga 1 maji, 95% e shërbimeve do të jenë online.

Po, një incident ka ndodhur gjatë fjalës së tij. Teksa fliste për çështjen e digjitalizimit, një problem teknik me mikrofonin duket se e ka acaruar kreun e qeverisë.

Herë pas here interferonte mikrofoni, gjë që e ka acaruar atë. Kreun e qeverisë nuk e kanë mbajtur nervat dhe i është kthyer teknikës.

“Në mbyllje do t’ju them një anekdotë që është reale, jo bracolët. Qeveria jonë e kishte gati sistemin e funksionimit për të mos pasur më qarkullim letrash dhe për të mundësuar që të gjitha aktet që kalojnë në qeveri të vinin në këshillin e ministrave dhe të materializoheshin pa letra.  E kishim sistemin aty.  U deshën vite që letrat të hiqeshin nga sistemi…

Do shpërthejë kjo, po shpërthejeni tamam, se keni kaq kohë që po i vini vërdallë. Mos e bëni kështu me kollitje të lehta. Kështu që…ëëë e ka fajin telefoni, e -albania”, tha Rama duke vazhduar fjalimin./albeu.com