raketat balistike Archives - Albeu.com

Koreja Veriore lëshon raketë balistike mbi Japoni
Koreja Veriore ka lëshuar një raketë mbi Japoni, në atë që shihet si përshkallëzim i qëllimshëm për të marrë vëmendjen e Tokios dhe Uashingtonit.

Raketa balistike ka udhëtuar rreth 4.500 kilometra, para se të binte në Oqeanin Paqësor.

Kjo largësi është e mjaftueshme për të qëlluar rajonin amerikan, Guam, nëse raketa do të merrte trajektore tjetër.

Kjo është hera e parë, prej vitit 2017, që një raketë verikoreane udhëton mbi Japoni.

Lëshimi i raketës ka detyruar Japoninë të lëshojë alarm për disa qytetarë që të strehohen.

Kombet e Bashkuara ia ndalojnë Koresë Veriore testimin e raketave balistike dhe atyre bërthamore.

Lëshimi i raketave drejt apo mbi një shtet, pa paralajmërim apo konsultim, po ashtu bie ndesh me normat ndërkombëtare.

Shumë shtete shmangin veprime të tilla testimi, pasi ato lehtë mund të duken si sulme.

Ndonëse verikoreanët nuk kanë kryer test bërthamor – çka mund të ndodhë në të ardhmen – veprimi i fundit mund të konsiderohet tejet provokativ.

Njerëzit në veri të Japonisë, përfshirë ishullin Hokaido, është raportuar të jenë zgjuar nga zhurma e sirenave dhe thirrja: “Koreja Veriore duket se ka lëshuar raketë. Ju lutem evakuohuni në ndërtesa apo hapësira nëntokësore”.

Meqë raketa është lëshuar mbi kokat e tyre, ata janë paralajmëruar se mund t’ju bien mbetjet e raketës.

Zyrtarët më pas kanë thënë se raketa me rreze të mesme ka rënë në Oqeanin Paqësor, larg nga Japonia, dhe nuk është raportuar për të lënduar.

Raketa e ka kryer udhëtimin me distancën më të gjatë që ka kryer ndonjëherë një pajisje e tillë verikoreane, dhe ka arritur lartësinë e rreth 1.000 kilometrave – më lart sesa Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, e ka përshkruar këtë lëshim rakete si “sjellje të dhunshme”, derisa ministri i Mbrojtjes, Yasukazu Hamada, ka thënë se Japonia nuk e përjashton mundësinë e forcimit të kapaciteteve të mbrojtjes përfshirë “kundërsulmin”.

Zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, Adrienne Watson, e ka konsideruar vendimin “të rrezikshëm” dhe i cili është duke “destabilizuar” rajonin.

Ky lansim i raketës vjen teksa Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore janë duke punuar për të forcuar mbrojtjen, pas kërcënimit që rritet nga Koreja Veriore.

Javën e kaluar, të tria shtete kanë kryer stërvitje detare, të cilat e kanë zemëruar liderin verikorean, Kim Jong-un.

Ai i sheh të tria shtetet si armike që po përgatiten për luftë.

Pas stërvitjeve të ngjashme të vitit 2017, Koreja Veriore pati lëshuar raketë mbi Japoni, si kundërpërgjigje.

Një javë më vonë, pati kryer test bërthamor.

Inteligjenca e fundit ka sugjeruar se Koreja Veriore është duke u përgatitur për një tjetër test bërthamor.

Shumë ekspertë besojnë se diçka e tillë mund të ndodhë pasi Kina – aleate kyçe e Koresë Veriore – të mbajë Kongresin e Partisë Komuniste më vonë gjatë këtij muaji.

Lansimi i raketës të martën është i pesti që është kryer nga Pheniani brenda një jave.

Të shtunën, dy raketa kanë rënë në ujërat jashtë zonës ekonomike të Japonisë.

Shumë prej testimeve të Koresë Veriore kryhen në lartësi të mëdha, për të shmangur fluturimet mbi territoret e vendeve fqinje.

Testime të tilla kanë kontribuuar në rritje të tensioneve mes Koresë Veriore dhe Japonisë, që kanë rrënjët në kolonizimin e Koresë nga viti 1910 deri më 1945, si dhe rrëmbimin e qytetarëve japonezë nga verikoreanët, në të kaluarën.

Më herët gjatë këtij muaji, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore.

Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.

Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017, pavarësisht sanksioneve.

Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes./REL/

The post Koreja Veriore lëshon raketë balistike mbi Japoni appeared first on Albeu.com.

Japonia, Australia dhe SHBA-ja dënojnë stërvitjet e Kinës pranë Tajvanit
Ministri japonez i Mbrojtjes Hamada Yasukazu, sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin dhe zv. kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Australisë Richard Marles dënuan veprimet e Kinës gjatë stërvitjeve të gushtit pranë Tajvanit, në të cilat raketat balistike të lëshuara ranë në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë, njoftoi sot ministria e Mbrojtjes japoneze.

Ministrat konfirmuan synimin e Japonisë, SHBA-së dhe Australisë për të “zgjeruar dhe forcuar stërvitjen dhe aktivitetet, si dhe për të promovuar pajisjet e mbrojtjes dhe bashkëpunimin teknologjik”, raporton TASS.

Hamada, Austin dhe Marles ranë dakord që ata duhet të koordinojnë strategjitë e të tre vendeve për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mënyrë që të arrihet një Indo-Paqësor i lirë dhe i hapur.

The post Japonia, Australia dhe SHBA-ja dënojnë stërvitjet e Kinës pranë Tajvanit appeared first on Albeu.com.

SHBA tregon “dhëmbët”, teston raketën balistike ndërkontinentale “Minuteman 3”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë testuar ditën e sotme raketën balistike ndërkontinentale “Minuteman 3”.

Lajmin e bëri të ditur ushtria amerikane, e cila njoftoi sot se kreu një provë me raketën balistike ndërkontinentale “Minuteman 3”, provë e shtyrë për të shmangur shkallëzimin e tesioneve me Kinën, gjatë manovrave që Pekini kreu pranë brigjeve të Tajvanit.

Prova me këtë raketë tregon “gadishmërinë e forcave bërthamore amerikane dhe tregon besim në forcën goditëse dhe efektshmërinë e politikës amerikane të frenimit bërthamor”, thuhet në njoftimin e ushtrisë amerikane.

Zyrtarët thanë se në të kaluarën janë kryer rreth 300 prova të kësaj natyre dhe e tanishmja nuk lidhet me ndonjë zhvillim të caktuar ndërkombëtar.

Në muajin prill ushtria amerikane anuloi një tjetër provë me raketën ndërkontinentale për të ulur tensionet bërthamore, ndërsa Rusia po kryente sulmin në Ukrainë.

Raketa “Minuteman 3”, prodhim i firmës Boeing, e aftë të pajiset me mbushje bërthamore, është një nga raketat kryesore të arsenalit bërthamor amerikan.

Ajo ka një rreze prej mbi 9600 kilometrash dhe lëviz me një shpejtësi mbi 24 mijë kilometrash në orë.

The post SHBA tregon “dhëmbët”, teston raketën balistike ndërkontinentale “Minuteman 3” appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut “nuk ndalet”, hedh një tjetër raketë balistike
Koreja e Veriut këtë të shtunë ka lëshuar një tjetër raketë balistike “të tipit të panjohur” në brigjet e saj lindore.

Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, tw cilat bëjnë me dije se ministria japoneze e Mbrojtjes gjithashtu vuri në dukje në Twitter se mund të jetë një raketë balistike.

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë në det në brigjet e saj lindore të mërkurën, ndërsa Pheniani u zotua të vendosë forcat e tij bërthamore “me shpejtësi të plotë”.

Sot është testi i 15-të i armëve i Koresë së Veriut këtë vit, i cili tashmë ka lëshuar disa raketa balistike dhe supersonike. Në mars, ajo lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), duke i dhënë fund moratoriumit që kishte shpallur në mënyrë të njëanshme në 2017.

Në të njëjtën kohë, Koreja e Veriut kundërshton garancitë e SHBA se është gati për dialog. Procesi i negociatave për denuklearizimin e Gadishullit Korean mbetet në ngërçin absolut në të cilin u gjend në vitin 2019.

The post Koreja e Veriut “nuk ndalet”, hedh një tjetër raketë balistike appeared first on Albeu.com.

Kriza në Ukrainë, SHBA anullon testin e raketës ndërkontinentale, Minuteman III
Ushtria amerikane ka anulluar testin e raketës ndërkontinentale, Minuteman III për shkak të situatës në Ukrainë.

Më herët testi ishte shtyrë në kohë, por sot agjencia “Reuters” njofton se ai është anulluar si një shenjë e mesazheve për ulje tensionesh.

Sipas raportimit në fjalë, anulimi është bërë për të shmangur rrezikun e keqkuptimit nga Rusia që mund të kundërveprojë, tani që situata është e nxehtë dhe ku çdo lëvizje priret të katalizohet në llogaritë e përballjes ushtarake.

Vendimi vjen si refleks i një vendimi të presidentit rus, Vladimir Putin që në muajin shkurt deklaroi vendosjen në gatishmëri të forcave bërthamore.

The post Kriza në Ukrainë, SHBA anullon testin e raketës ndërkontinentale, Minuteman III appeared first on Albeu.com.

“Vetëm vendi ynë është i aftë të shkundë botën…”
Koreja e Veriut është ndër pak vende në botë që ka në dispozicion armë bërthamore në rast të një lufte të mundshme.

Vendi komunist krenohet se është në gjendje edhe t’i kundërvihet Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rast të një konflikti të mundshëm.

Tensionet ndërkombëtare janë rritur për shkak të një serie të fundit të testeve të raketave balistike të Koresë së Veriut, veprime të ndaluara prej kohësh nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Janari ishte një muaj rekord i testeve të tilla, me të paktën shtatë lëshime raketash.

“Sot në botë ka shumë vende që i binden verbërisht dhe të nënshtruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por vetëm vendi ynë në këtë planet është i aftë të shkundë botën duke gjuajtur një raketë drejt SHBA-së ”, thuhet në një deklaratë.

“Ka më shumë se 200 vende në botë, por vetëm disa kanë bomba hidrogjeni, raketa balistike ndërkontinentale dhe raketa hipersonike”, thuhet më tej në këtë deklaratë.

I pyetur për të komentuar, Departamenti i Shtetit i SHBA-së përsëriti deklaratat e kaluara se nuk ka asnjë qëllim armiqësor ndaj Koresë së Veriut dhe i bëri thirrje Phenianit të kthehet në bisedime, thirrje këto që janë injoruar vazhdimisht. Bisedimet për të bindur Phenianin të heqë dorë nga programet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve kanë ngecur që nga viti 2019./albeu.com/

The post “Vetëm vendi ynë është i aftë të shkundë botën…” appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut nuk ndalet, kryen testime të reja të raketave balistike
Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa të tjera balistike më 14 janar. Ky është testimi i tretë i raketave balistike që ky shtet ka bërë brenda dy javësh.

Njoftimi për testimet e reja erdhi pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj Phenianit.

Koreja e Jugut tha se ka detektuar ato që tha se dukeshin si dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi. Sipas Koresë së Jugut, raketat u lëshuan në lindje nga Provinca Pyong, që gjendet në bregun perëndimor të Koresë së Veriut.

Ndërkaq, garda bregdetare e Japonisë raportoi se Veriu lëshoi atë që duhej se ishte raketë balistike. Raketat e lëshuara ranë në det jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë, raportoi media NHK, duke e cituar një zyrtar të paidentifikuar nga Ministrja e Mbrojtjes së Japonisë.

SHBA-ja kërkon që OKB-ja të vendosë sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka argumentuar se testimi i raketave është e drejtë legjitime për vetëmbrojtje dhe ka thënë se SHBA-ja me qëllim po e përshkallëzon situatën duke vendosur sanksione të reja, raportoi media shtetërore më 14 janar, duke cituar Ministrinë e Jashtme.

Më 12 janar, SHBA-ja vendosi sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut për shkak të testimeve të fundit të raketave balistike. Uashingtoni i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të vendosë sanksione të reja, pasi tha se testimet e fundit shkelin rezolutat e këtij Këshilli.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja e ka bërë të qartë se nuk ka qëllime armiqësore ndaj Koresë së Veriut dhe se është e gatshme të angazhohet në bisedime pa parakushte, por tha se testimet ishin “thellësisht destabilizuese”./REL

The post Koreja e Veriut nuk ndalet, kryen testime të reja të raketave balistike appeared first on Albeu.com.