Raketa në Poloni ruse apo ukrainase? Meloni: Sidoqoftë ndryshon shumë pak

Për Italinë nuk ka shumë ndryshim nëse raketa nuk ishte ruse, sepse Moska është ende fajtore për sulmin ndaj infrastrukturës në Ukrainë, tha kryeministrja Giorgia Meloni.

Duke folur me gazetarët në samitin e G20 në Bali, Meloni tha se foli me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki, raporton Al Jazeera.

“Mundësia që raketa të bjerë mbi Poloninë nuk është një raketë ruse, por një ukrainase, ndryshon shumë pak”, tha ajo.


Shtuar 16.11.2022 14:33