SpaceX i Elon Musk vazhdoi me lëshimin e raketës Starship në fluturimin e parë provë, por përpjekja u kurorëzua me dështim.
Kjo sepse një shpërthim ndodhi pothuajse katër minuta pas lëshimit.
Agence France-Presse raporton se Starship i SpaceX u nis nga Starbase, porti hapësinor privat i SpaceX në Boca Chica, Teksas, ndërsa kapsula Starship ishte planifikuar të ndahej nga raketa e fazës së parë tre minuta pas fluturimit, por ndarja nuk u bë pasi ndodhi shpërthimi.
SpaceX në Twitter shkroi: “Me një test si ky, suksesi vjen nga ajo që mësojmë dhe testi i sotëm do të na ndihmojë të përmirësojmë besueshmërinë e Starship pasi SpaceX kërkon ta bëjë jetën multiplanetare”.