Edhe kjo e diel ka shkaktuar një radhë të gjatë të automjeteve në aksin rrugor Orikum-Vlorë.
Me dhjetra makina janë detyruar të qëndrojnë për orë të tëra në trafik.
Ky aks rrugor i është nënshtruar disa punimeve, teksa sezoni turistik ka nisur bashkë me dyndjen e turistëve drejt jugut.
Mësohet se radha e makinave ka shkuar deri në 15 km, ndërsa bëhet me dije se në disa pjesë të aksit ka vetëm një korsi, pasi në tjetrën po punohet.