Radhë kilometrike në aksin Librazhd–Elbasan, rëndohet trafiku rrugor

Radha të gjata automjetesh dhe lëvizje e ngadaltë janë regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Librazhd – Elbasan, duke krijuar trafik kilometrik dhe vonesa për drejtuesit e mjeteve.

Fluksi i lartë i automjeteve që kthehen drejt Tiranës pas fundjavës, i kombinuar me segmentet e ngushta të rrugës dhe lëvizjen e rënduar, ka sjellë bllokime të herëpashershme dhe kolona të gjata.

Trafiku i rënduar në këtë aks është kthyer tashmë në një fenomen të përsëritur gjatë fundjavave, sidomos në orët e kthimit, duke sjellë vonesa të konsiderueshme për qytetarët.


Shtuar 15.02.2026 18:40