Ra në kontakt me rrymën elektrike, ky është 38-vjeçari që humbi jetën, lë pas dy fëmijë (EMRI)

Personi që shihni në foto, është 38-vjeçari Arvjo Fishta, i cili ditën e sotme ra në kontakt me rrymën elektrike, ku fatkeqësisht humbi jetën.

Sipas informacioneve, 38-vjeçari Arvjo Fishta, po riparonte kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, në momentin që ka rënë në kontakt.

Viktima më parë ka qenë ish-trajner portierësh, teksa ka lënë pas dy fëmijë.

Njoftimi:

“Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 9.11.2025 14:16