Ra 40 metra poshtë rrugës! Aksident në Kukës-Tiranë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotmë në rrugën e vjetër Kukës-Tiranë, rreth orës 08.00 të mëngjesit, ku ka mbetur një shofer i plagosur.

Mësohet se makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë i lënduar rëndë ka mbetur drejtuesi.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të minierës së Kalimashit, në rrugën e vjetër Kukës-Tiranë, rreth orës 08.00 të mëngjesit.

Drejtuesi i mjetit me iniciale R. P, nga Shtana e Kukësit udhëtonte i vetëm ndërsa nxjerrjen e tij nga makina e bëri të mundur policia dhe shërbimet zjarrfikëse.

Sipas policisë, mësohet se automjeti ka rënë rreth 40 metra poshtë rrugës dhe shkak për humbjen e kontrollit të mjetit mund të jetë bërë lodhja ose ndonjë problem shëndetësor i 58-vjeçarit. Pas ndihmës së parë në Kukës ai është transportuar në Tiranë për trajtim të specializuar. Gjendja e tij është e rëndë, por gjendet jashtë rrezikut për jetën.

 


Shtuar 19.06.2021 11:38