Qytetari-Salianjit në Shkodër: Erdha për ty këtu, nuk do vija as për Berishën apo Ramën! Nuk jam partiak, koha për t’ia lënë drejtimin të rinjve

Në fund të takimit të Ervin Salianjit, një qytetar u ngjit në podium dhe shpjegoi se pse ndodhej në këtë takim.

qyttariii

Ad

Suchen Sie nach einem Krankenpflegeabschluss
Yahoo Search
Ai theksoi se prej 3 dekadash jetonte në SHBA dhe se i ishte bashkuar takimit kur kishte mësuar se aty ndodhej ish-deputeti demokrat dhe salla ishte mbushur nga të rinj.

Ai tha se nuk do ta bënte një gjë të tillë as për Berishën dhe as për Ramën, ndonëse sqaroi se nuk ishte partiak.

Qytetari: Jetoj prej 30 vitesh në SHBA, vij nga një familje e persekutuar. Nuk jam partiak. Kur pashë gjithë këtë rini duke hyrë këtu, erdha kur mora vesh që je ti (i drejtohet Salianjit), s’do vija as për Ramën, as për Berishën. Nuk jam partiak, jam kombëtar, dua Shqipërinë dhe shqiptarët. Në SHBA i kam pritur Berishën, Ramën, Lulzim Bashën, Voltana Ademin, kam lobuar për çështjen shqiptare, me Clinton kam lobuar dhe më ka vlerësuar Kongresi i SHBA para 1200 shqiptarëve.

Për mua, ai që është më i miri, demokrat apo socialist, atij i dhëntë zoti forcë të marrë në dorë qeverinë shqiptare. I ka ardhur koha gjeneratës tonë që të rrijë dhe t’ua lërë drejtimin të rinjve. Zoti Salianji, një fjalë kam për ju, atje ne i ndjekim çështjet politike, krejt e lehtë nuk është me dalë atje ku je nisur se këta i kanë mbushur xhepat herët dhe nuk i zbrazin lehtë, ju jeni pa pare në xhep dhe e keni vshtirë. Por jam i kënaqur me këtë rini dhe i kërkoj rinisë të bashkohet me ty. Mos prisni se vjen Amerika dhe bën punët në shtëpinë tonë, bëjni ju këtu.


Shtuar 27.12.2025 19:45