Qytetari harron çantën me 27 mijë euro tek TEG-u, policia ia dorëzon sërish (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, një qytetar kishte harruar një çantë me 27 mijë euro brenda, tek qendra tregtare TEG.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, çanta ka qenë e varur në një karrocë supermarketi, teksa ngjarja ka ndodhur

Policia në bashkëpunim me Security e qendrës tregtare Teg, i dorëzojnë çantën me 27.000E qytetarit, të cilën e kishte harruar aty.

Njoftimi:

Tiranë

Policia në bashkëpunim me Security e qendrës tregtare Teg, i dorëzojnë çantën me 27.000E qytetarit, të cilën e kishte harruar aty.

Mbremë, rreth orës 23:00, security i dorëzon Spz-së së zonës, një çantë supi, e cila ishte harruar nga poseduesi i saj.

Policia pas verifikimeve të bëra,ka gjetur pronarin e çantës dhe ka bërë të mundur dorëzimin e çantës.

Qytetari falenderoi Policinë për ndihmën dhe korrektësinë e treguar.

 


Shtuar 31.12.2024 11:00