Temperaturat e larta këtë të diel kanë bërë që qytetarët të “arratisen” drejt bregdetit. Një numër i lartë pushuesish kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në Shëngjin.
Si rrjedhojë ky fluks i lartë qytetarësh ka sjellë dhe një paralizim të trafikut në këtë aks. Burime për mediat bëjnë me dije se dalja masive nga plazhi në orët e pasdites ka shkaktuar trafik të rënduar që nga zona e “Ranës së Hedhun” e deri tek kryqëzimi hyrës i Shëngjinit.
E njëjta situatë paraqitet edhe në segmentin rrugor Shëngjin-Milot, duke krijuar vonesa dhe bllokime të herëpashershme për drejtuesit e mjeteve.
Policia Rrugore ka “zbarkuar” në këto akse për monitorimin e trafikut, ndërkohë që u ka bërë apel dhe shoferëve që të tregohen të kujdesshëm si dhe të parandalojnë parakalimet e panevojshme.